Kronike
EMRI+FOTO/ Ky është i riu që u gjet i vrarë brenda makinës në Lezhë

25-vjeçari në foto është Romario Brunga, i cili është gjetur i pajetë brenda një makine pasditen e sotme në Lezhë.
Raportohet se ai është qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihet nëse është vetëvrasje apo vrasje.
Ngjarja ka ndodhur në Balldre, në rrugën e vjetër.
Makina nuk ka dëmtime nga jashtë.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje.

