Shkrime
Mitingu që dha sinjalet se Rama i lau duart me Veliajn

Në një miting të përmortshëm, të ngjashëm me atë që regjimi komunisti zhvilloi pas ikjes së rrefugjatëve të ambasadave, në 2 korrik ’90, Edi Rama dha shenja të dukshme se ai e ka lënë pas kufomën politike të Erion Veliajt. Ndonëse i’u përgjërua mbështetësve në tkurrje të Lalit, se ai po mbahet në burg pa gjyq, kryeministri përçoi mesazhin se Tiranna tani ka zot atë vetë.
Shenjën e dha zv/kyetarja e parë e Bashkisë, Anuela Ristani, së cilës në mes të një flalimi sa bazik aq dhe patetik pro Veliajt i kishin dhënë edhe një mesazh të gatshëm: ‘Dua ti uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës’. Pra mjafton kjo për të kuptuar se Veliaj tashmë ishte zëvendësuar.
Por ajo që u tha me gojë duhej bërë e perceptueshme edhe vizualisht. Në mes të fjalës së Anuela Ristanit dhe asaj të Edi Ramës, rogëtarët që po ngrinin në acar, ndoqën një video mbi 20 minutshe në pjesën dërrmuese të së cilës tregohej se kishte qenë Edi Rama ai që e kishte transformuar kryeqytetin në vite. Pra se mungesa e Erionit nuk ndryshonte asgjë.
Më e fortë u bë kjo linjë kur fjalën e mori vetë kryeministri. “Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu barra ime është që në këtë detyrë të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësisë ta ndajë këtë dilemë, duke mbështetur pavarësinë e organeve të drejtësisë”, tha shefi i qeverisë.
Duke folur për atë që duhet bërë në të ardhmen, një lapsus i pandërgjegjshëm e tradhëtoi Ramën. Ai i foli punonjësve të bashkisë se në këto muaj pa Veliajn duhet të qenë të mobilizuar për ta mbajtur njësoj kryeqyetin të pastër dhe me të njëjtin ritëm pune, deri sa të mbahet samiti i liderëve të BE-së në 16 maj. Po çfarë nënkupton kjo, mos vallë se Rama është i bindur se deri atëherë Veliaj do të qëndrojë në izolim?
Pra, janë disa shenja që të bëjnë të dyshosh se kryeministri është dorëzuar përballë fakit të kryer.
Edhe mediat që bëjnë propogandën e tij e vërtetojnë këtë. Televizioni ABC e tiulloi këshu një nga kronikat për miingun: “Rama në ‘krye’ të Tiranës’. Ndërsa duke komentuar uzurpimin e postit të kryebashkiakut nga kryeministri, gazetari kritik Enton Abilekaj shkruajti me ironi: “Nuk shkoi keq funerali politik i Veliajt. Çfarë do ndodhe nese apeli e liron? Do shkarkohet Rama nga drejtimi i Bashkise?
Në fakt, shenjat janë të dukshme se kjo nuk do të ngjajë. Por, atëhere, kur duket se Rama është i ndërgjegjshëm për këtë, natyrshëm lind pyetja: Pse kur e di se Veliaj do kalbet në burg, shefi i qeverisë sulmon SPAK-un, organizon mitingje dhe bën sikur e mbron atë që deri dje shitej si pasardhësi i tij?
Arsyet mund të jenë disa, por njëra prej tyre lidhet me frikën se Veliaj mund të ndjekë linjën e Arben Ahmetajt. Dhe Rama i trembet përsëritjes së precedentit kur një nga bashkëpunëtorët më të afërt shndërrohet në akuzues.
E dyta ka të bëjë me faktin se jemi dy muaj para fushatës elektorale dhe shefi i PS nuk do të humbasë në Tiranë asnjë nga mbështetësit sado të paktë të Lalit.
Prandaj ai lëshon lot krokodili duke e ditur shumë mirë se burgu për të do të jetë i gjatë. Por, pavarësisht nga këto hipoteza një gjë ishte e dukshme në tubimin e sotëm me rogëtarët e Bashkisë: Edhe për Ramën Tirana e mbylli kapitullin Veliaj.
©Lapsi.al

