Politike
Afati përfundon më 25 shkurt! 26 parti regjistrohen, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

Teksa dy ditë ndajnë nga përfundimi i afatit, partitë politike kanë vijuar regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani 26 parti kanë depozituar kërkesat për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat synojnë të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ende kësaj liste nuk i është bashkuar partia e Lulzim Bashës, Demokratët Euroatlantikë as “Djathtas 1912’ e Enkelejd Alibeajt.
LISTA:
1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5. Mundësia (Mundësia)
6. Partia Kristian Demokrate (PKD)
7. Nisma Thurje (Nisma)
8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12. Partia e Lirisë (PL)
13. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
14. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
15. Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16. Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17. Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18. Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19. Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21. Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23. Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26. Partia Lëvizja Atdheu (LA)
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave shumëemërore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një konferencë për mediat Celibashi tha se deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin e kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Ndër të tjera ai njoftoi se më 7 mars, përfundon kërkesa e depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumë emërorë të kandidatëve. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumëemërore.

