Connect with us

Politike

“Drejtësia komplet e kontrolluar!” Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt i përgatitur! Momenti më fatlum i Ramës

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka folur këtë të enjte për zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

Në një lidhje direkte për emisionin Çim Peka Live, Ahmetaj u ndal te arrestimi i kryebashkiakut Veliaj teksa ka ngritur akuza se drejtësia në Shqipëri është e kapur.

Ahmetaj ngriti akuza se arrestimi i Veliajt ishte i përgatitur.

Sipas Ahmetajt arrestimi i kreut të Bashkisë ishte planifikuar nga kryeministri Rama dhe se ky i fundit të gjitha sulmet që ka ngritur së fundmi drejt drejtësisë për rastin i ka të stisura.

Ahmetaj, ka ngritur akuza se drejtësia në vend është e kapur. •Në një lidhje direkte për emisionin Çim Peka Live, Ahmetaj deklaroi se sipas tij SPAK është i kontrolluar dhe këtë e dinë të gjithë.

Ahmetaj thotë se në Gjykatën Kushtetuese janë vetëm dy gjyqtarë që nuk kontrollohen por nuk ka përmendur emra.

Ahmetaj ka deklaruar më tej se sipas tij jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një tetari të krijuar nga kreu i organizatës.

Sipas Ahmetaj, arrestimi i Veliajt është momenti më fatlum i tij.

LAJMI I PERDITESUAR

TIRANË – Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza se drejtësia në vend është e kapur. Në një lidhje direkte për emisionin Çim Peka Live, Ahmetaj deklaroi se sipas tij SPAK është i kontrolluar dhe këtë e dinë të gjithë.

Ahmetaj thotë se në Gjykatën Kushtetuese janë vetëm dy gjyqtarë që nuk kontrollohen por nuk ka përmendur emra. Ahmetaj ka deklaruar më tej se sipas tij jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një teatri të krijuar nga ‘kreu i organizatës’. Sipas Ahmetaj, arrestimi i Veliajt është momenti më fatlum i tij.

Ahmetaj: Spak është i kontrolluar. Shërbimet e dinë. Janë vetëm dy gjyqtarë në GJK që nuk kontrollohen. E dinë shumë mirë se kush del dhe kush i takon në emër të tij. Ç’punë ka SPAK me zgjedhjet, SPAK ka punë me drejtësinë. Nuk dua të bëj analistin, unë bëj dëshmitarin e persekutimit. Janë çështje themelorë që shkojnë mbi 3 miliardë, ku janë? Padashje humbet dhe fokusi, fokusi është që është kapur drejtësia, duke filluar nga vettingu që janë paguar nga 1 mijë euro në vit. Jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një teatri të krijuar nga kreu i organizatës. Unë e di mirë se kam një jetë që e njoh ky është momenti më fatlum i tij, që shqiptarët jetojnë në terror, që PS është në terror, se nëse ju nuk rrini në rresht unë ju çoj në burg.

Advertisement