Politike
Gjini betohet: Do ta ribëjmë drejtësinë, njerëzit duan që të ikë Rama dhe të vijmë ne

Kandidati për deputet i opozitës, Gjin Gjoni deklaroi se kur të marrë drejtimin e vendit qeveria e re e drejtuar nga aleanca AMSH do ta ribëjë reformën në drejtësi me partnerë të tjerë ndërkombëtare, pasi ajo është realizuar nga Soros.
“Reformën në drejtësi nuk e bëri PS, por 140 deputetët. Ligjet që kaluan më vonë sollën dhe pasojat që po përjetojmë. Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK. PD do punojë me institucionet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe për të shkuar drejt një drejtësie të pavarur. Reforma u bë nga Soros, ne do e bëjmë nga Opdat. Sot drejtësia është e kapur. Sot kemi 100 mijë dosje të bllokuara. E gjithë reforma në drejtësi do të bëhet pas një site të legjislacioni. Do ta ribëjmë. Nuk bëhet ajo pa ndryshimet kushtetuese”, tha kandidati i opozitës në qarkun e Lezhës, në Off the Record me Andrea Dangllin.
Në lidhje me fushatën elektorale, Gjoni u shpreh se opozita ka një program të qartë, teksa Rama ka dështuar në qeverisje dhe ka gjysmën e ministrave në burg për korrupsion.

