Aktualitet
Rama zbulon bisedën e fundit me Papën: Nuk do e harroj kurrë përgjigjen e tij

Në mes të takimit elektoral në Kavajë, kryeministri Rama mori vesh lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Teksa hoqi kapelën dhe e nderoi me një minutë heshtje, Rama zbuloi edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me Atin e Shenjtë.
“Në takimin e dytë në Vatikan në audiencë me të, e pyes i them At i shenjtë, më duket se shumë armiq ke bërë duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë.
EdI Rama ka ndërprerë takimin elektoral në Kavajë, pasi mori njoftimin se Papa Françesku u nda nga jeta. “Më erdhi një mesazh këtu tani, më vjen shumë keq, ka ndërruar jetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm.
Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazhe dhe më vjen jashtëzakonisht keq, ai zgjodhi të vizitonte Shqipërinë jashtë Vatikanit pasi u zgjodh Papë. Pas një takimi që patën, ai kaloi në Shqipëri një ditë që e konsideronte të paharrueshme tha dhe fjalën e paharrueshëm që Shqipëria ka vëllazëri fetare. Besoj kam mirëkuptimin këtu ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta ndërpresim këtu takimin”, tha Rama.
Ati i Shenjtë u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare mëngjesin e sotëm.

