Connect with us

Aktualitet

U nda sot nga jeta, më 21 shtator 2014 Papa Françesku vizitoi Tiranën! Mesazhet që përcolli

Më 21 shtator 2014 Papa Françesku vizitoi Tiranën, përqafoi popullin e sprovuar nga diktatura komuniste, kremtoi Meshën, inkurajoi forcën e dialogut ndërmjet feve, për të mirën e përbashkët, në një vend me shumicë myslimane dhe inkurajoi gjithë popullin për të vazhduar në udhën e demokracisë.

Ajo ditë do të mbetet e pashlyeshme në historinë e një populli. Papa Bergoglio erdhi në Shqipëri 21 vite pas Papës Gjon Pali II, i cili, më 25 prill 1993, rivendosi hierarkinë e Kishës katolike të dalë nga vitet e tmerrshme të persekutimit ateisto-komunist.

Sapo mbërriti, Papa Francesku u mahnit nga të rinjtë, që e pritën me dashuri të jashtëzakonshme. Ai u ndoq kudo, nga aeroporti tek Presidenca e Shqipёrisë, nga Kisha Katedrale e Shën Palit në Qendrën Betania.

Fjalët e Papës Françesku ishin krejt të qarta që në fjalimin e parë për autoritetet, në pallatin presidencial. “Askush – tha Ati i Shenjtë – të mos e mendojë se mund ta përdorë Zotin si mburojë, ndërsa planifikon e kryen akte dhune! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për vepra kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tij”.

 

 

E, më pas, gjatë takimit me krerët fetarështoi: Të vrasësh në emër të Zotit është sakrilegj i madh! Shqipëria, përsëriti disa herë, dëshmon se bashkëjetesa është e mundur.

“Ta shohim çdo burrë e çdo grua si vëlla e si motër” dhe të punojmë me përkushtim “për të mirën e përbashkët”. Sepse “sa më shumë të jemi në shërbim të të tjerëve, aq më shumë jemi të lirë!”, tha Papa.

Ai i nxiti të rinjtë të punojnë për atdheun që ai të ecë përpara, sepse Shqipëria siç tha, ka nevojë për të rinjtë.

Advertisement