Politike
Berisha sfidon Ramën: La Civita është makth i kryeministrit, gjumi nuk e zë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryestrategu i fushatës së tij zgjedhore, Chris LaCivita është makthi i kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se kryeministri ‘shkallmoi’ pas daljes së LaCivitës krah tij. Berisha shtoi më tej se me Chris dhe dhe të gjithë ekipin e tij janë në lidhje nonstop këtu dhe online
“Tani, e vërteta është që makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita. Unë u thashë, atë gjumi nuk e zë.
Ai shkallmoi komplet pas shfaqjes së Chris në krah të Sali Berishës. Me Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop këtu dhe online. Ndaj dhe i thuaj mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët. Çfarë t’i thuash atij. Kaq,” tha Berisha.

