Politike
Berisha, si gjumashi Biden, Rama ngjason me Trump”, Vangjeli përplaset me Lelën

Analistët Lorenc Vangjeli dhe Alfred Lela janë përplasur në emisioni ndërsa po diskutohet fushata politike ndër vite e partive.
Lela: Për atë që tha Lenci, zoti Rama mund të zgjedhë strategjinë, taktikën, narativën e vet por ne duhet t’i themi ca gjëra që kanë të bëjnë, pse e bën Rama këtë lloj fushate. Ka dy lloje, me anë të cilës t’i zbulon dhe mbulon, kur ishte në opozitë Rama kërkonte të zbulojë, tani do të mbulojë, ka bufin, do të pijë kafe me Vrenozin, s’ju nda LaCivita-së së shkretë. Ka shumë skandale, premtime të pambajtura, premton ujë 24 orë 4 herë dhe s’ka turp, gallata është më kollaj, por shqiptarët duhet të pyesin këto që na premtove me një premtim grotesk pa ndalu njëherë na fol pak për këto. Rama është i njëjti qenie politike transgresive, që beson se qeveris vendin, kur ti ndërton ngjarje pseudo ngjarje që kanë në thelb spektaklin. Ai e bën këtë kur e ke pjesë të karakterit dhe formimit dhe e përdor si instrument politik të lejueshëm, por kur bëhet për të fshehur…
Lela: Thelbi i fushatës së Trump ka qenë paketa ekonomike, kush ka Rama apo Berisha? Fitoi Trump me paketë ekonomike, po thua një të vërtetë. Se po thoje një parabolë të Shën Agustinit.

