Connect with us

Kronike

Tragjike/ 40-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur

Një 40-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur pasditen e sotme.

Viktima me inicialet F.K, person me probleme të shëndetit mendor, është vetëvarur në një pemë në afërsi të shtëpisë ku ai banonte.

Viktima është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Kanë qenë forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse, që kanë nxjerrë trupin e pajetë të 40-vjeçarit nga zona e thepisur ku ai i kishte dhënë fund jetës.

Advertisement