Connect with us

Kronike

Makina e shtabit të tij u përfshi në aksident, reagon Alimehmeti: Një mjet bëri…

Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën e Rinasit, ku ishte përfshirë edhe një automjet që i përket shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti. Për ngjarjen, foli vetë mjeku, i cili sqaroi se fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur asnjë të lënduar. Po ashtu, shtoi se shkak për përplasjen ishte bërë një manovër e gabuar e një automjeti të tretë.

“Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja. Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim,”– tha në fjalën e tij, Alimehmeti.

Advertisement