Politike
“Unë sa një zdap…”/ Rama zbulon qëllimin e mandatit të 4: Evropa zbret në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës ku mbajti takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Rama në fjalën e tij u shpreh se synimi i mandatit të katërt është që Shqipëria të futet në BE.
Rama kujtoi që më 16 maj në Tiranë do të jenë vendet e BE-së, por jo vetëm. Të gjithë do të marrin mesazhin e shqiptarëve për të hyrë në BE.
“Më 16 maj, 5 ditë pas zgjedhjeve, në Tiranë do të jenë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, por jo vetëm ato, pasi do të jetë Turqia, Britania e Madhe, Azerbajxhani, Armenia apo edhe Ukraina. Të gjithë do të marrin mesazhin e shqiptarëve, prandaj na duhet mandati i katërt, sepse vetëm ne mund të fusim Shqipërinë në BE
Koha tregoi se vetëm ne bëmë përparimin e madh. Unë sa një zdap pasi fituam mandatin e parë nuk më shihte kush me sy në fillim, por dalëngadalë Shqipëria u transformua dhe nisën ta shohin me sy tjetër. Ia kemi kaluar Serbisë dhe shumë vendeve të tjera. Prandaj më 11 maj na duhet edhe një tjetër besim, në mënyrë që Shqipëria të jetë aty ku e meriton, në tryezën e BE-së” – u shpreh Rama.

