Connect with us

Politike

“Rama dhe Lubia, pasi ju vjedhin, bëjnë fushatë…”/ Berisha: Krim kundër njerëzimit

Në takimin elektoral në Fier, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku, të cilët i akuzoi për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike.

Berisha i quajti veprimet e qeverisë “krime kundër njerëzimit”, duke theksuar mungesën e ilaçeve në spitale dhe shpërdorimin e parave për luks personal, në një kohë kur qytetarët vuajnë për nevojat bazë. Ai u bëri thirrje fierakëve të mos mbështesin një qeveri që, sipas tij, i ka braktisur njerëzit e zakonshëm.

Kreu i PD Sali Berisha në Fier: Edi Rama dhe Lubi Balluku që plaçkisin e grabisin, ju pensionistët, rrogëtaret, mësuesit, mjekët, naftëtarët, grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja.

Ju jeni me ne, sepse nuk mund të mohoni se të trajtosh pensionin me një pension që nuk siguron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, është krim.

 

 

Të lësh të sëmurët në spital onkologjik pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim. Asnjë fierak s’mund të jetë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit.

Advertisement