Connect with us

Politike

Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat që Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale.

I pyetur pse e refuzon përballjen me kreun e PD, Rama tha se ai nuk i përmbush kushtet dhe shton më tej se Berisha nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë së tij pa e pështyrë e pa shkelur me këmbë.

Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”.

E njëjta pyetje iu bë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.

“Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin… Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, u përgjigj Rama në “Off the Record” në A2 CNN.

Advertisement