Kronike
Aksident me vdekje në Shkodër, Policia jep detajet e para

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës.
Mësohet se një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lajmi i perditesuar
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Zana Kola, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gjovalin Nikolli 76 vjeç, këmbësor.
Shtetasi Gjovalin Nikolli ka humbur jetën në vendgjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

