Connect with us

Kronike

U përplas me një kamion/ Arrestohet shoferi i abulancës, polici dhe pacienti ende në spital

Policia në Fier ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të ambulancës, që u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor, duke u përplasur me një kamion.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S”, njofton policia.

Ambulanca përplaset me kamionin në aksin Lushnje-Fier, 4 të lënduar

Po ashtu sqarohet se vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, pacienti që po transportohej me autoambulacë dhe punonjësi i policisë që e shoqëronte atë.

Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Si pasojë e përplasjes së fortë mbetën të lënduar katër persona, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë.

Advertisement