Connect with us

Politike

“Në ditët e fundit…”/ Rama parashikoi 78 mandate, Berisha e sulmon hapur

Sali Berisha i është përgjigjur kryesocialistit Edi Rama, i cili së fundmi bëri dhe “memorandumin e Kuçit”, ku parashikoi fitoren e tij me 78 deri në 88 mandate.

Kryedemokrati u shpreh në konferencën për mediat se Rama po kalon ditët e fundit në zyrën e kryeministrit, ndërsa planet e tij janë qesharake.

“Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët ta kanë prerë biletën, mezi të pret McGonigal, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, tha Berisha.

Advertisement