Connect with us

Politike

Berisha mesazh grupeve kriminale: Mos guxoni të prekni zgjedhjet

Nga Shkodra, Sali Berisha ka paralajmëruar grupet kriminale të mos kërcënojnë qytetarët dhe as komisionerët, duke u thënë se do u përgjigjen siç nuk ua pret mendja.

Berisha tha se PS përfaqësohet nga krimi, duke thënë se “në Velipojë janë përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës, në Dajc të tjerë, në Dobraç të tjerë”.

Ai shtoi se “më 12 maj qeveria e re do t’u shpallë juve grupe terroriste.”

Përballë është alternative e krimit, në Velipojë përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës, në Dajc të tjerë, në Dobraç të tjerë. U them se në datën 12 maj qeveria e re do t’u shpallë juve grupe terroriste. Dhe mos guxoni të kërcënoni qoftë edhe një komisioner apo qytetar. Do të përgjigjemi ashtu ashtu siç nuk ua pret mendja. Mos mendoni se ju mbron Edi Rama dhe Benet Beci, ia mbathin të parë.

Qytetarë të Shkodrës, u bëj thirrje asnjë votë për Tom pazarin. Vota për Tomën është votë e tëra për Edi Ramën. Toma është skllav i Edi Ramës“, tha Berisha.

Advertisement