Aktualitet
Blindohen burgjet! Mbi 3 mijë të burgosur kanë të drejtë vote

Të gjithë burgjet dhe paraburgimet në vend janë nën msa të forta sigurie për shkak të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
Në institucionet e vuajtjes së dënimit do të ketë lëvizje të shumta më 11 maj pasi 3087 të dënuar apo paraburgosur kanë të drejtën për të votuar.
Ndaj, për të shmangur ngjarje të mundshme kriminale, si arratisje, apo të tjera incidente janë ndërmarrë masa sigurie.

