Connect with us

Politike

“Kush fotografon votën, do të ketë pasoja ligjore!” Celibashi paralajmëron qytetarët

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë sërish një thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike. Celibashi paralajmëroi se kushdo që tenton të fotografojë votën do të përballet me pasoja ligjore. Ai shtoi se pranë Qendrave të Votimit (QV) nuk duhet të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin.

Gjithashtu ai tha se partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen rregullave deri në mbylljen përfundimtare të votimit, ndërsa konfirmoi se janë marrë disa referime nga Task Forca për raste të dyshuara shkeljesh.

“Kush fotografon votën, do të ketë pasoja ligjore. Ata që nuk kanë lidhje me QV, të qëndrojnë larg. Paligjshmëria me votën është dënim me 3 vite burg. Të raportohet për personat që qëndrojnë pranë QV. Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e votimit. Partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen ligjit. Kemi pasur disa referime nga Task Forca”, tha ai.

Advertisement