Politike
Rama 79 mandate, po Berisha? Del EXIT POLL-i për zgjedhjet në Shqipëri

Rezultatet e Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova në bashkëpunim me Albanian Post për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë duke u prezantuar aktualisht në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Sipas këtyre të dhënave preliminare, Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama, pritet ta drejtojë Shqipërinë edhe për katër vitet e ardhshme.
Exit Poll-i tregon se PS ka marrë 51.8% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës ka siguruar 38%.

