Politike
LaCivita reagon pas publikimit të rezultateve të para: Ja si duket vjedhja e votave…

Përmes një shkrimi krahas videos, ai shkruan se vjedhja e votave në Shqipëri bëhet me bekimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me bekim të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, ka shkruar LaCivita në rrjetin social ‘X’.
Kujtojmë se LaCivita ka postuar disa herë në rrjetin social ‘X’ shkrime në të cilat etiketon kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si të korruptuar dhe kukull të miliarderit Xhorxh Soros.

