Connect with us

Aktualitet

Durrës/ PS kryeson me 51% të votave, PD dhe Berisha në rënie! Por ruajnë të njëjtat mandate

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), e cila kryeson me 13,117 vota, duke marrë 51.5% të totalit dhe 8 mandate. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, PS ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.2%, nga 51.3%, por numri i mandateve mbetet i njëjtë.

Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 10,452 vota dhe 41% të totalit, duke siguruar për momentin 6 mandate. Në raport me rezultatin e vitit 2021, PD ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 6.1%.Partitë e tjera në garë nuk kanë arritur të sigurojnë mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.2% të votave, Partia Mundësia 2.4%, Lëvizja Bashkë 1.1%, Partia Koalicioni Euroatlantik 0.8%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.5%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%, Partia Socialdemokrate 0.2%, Lëvizja Atdheu 0.1% dhe Partia Aleanca Demokracia e Re vetëm 0.0% të votave.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale në rang kombëtar
Advertisement