Politike
Orban uron Ramën: Fitore bindëse, mezi pres t’ju shoh të premten

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër urim për fitoren e thellë që shënoi në zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, në një postim në rrjetin social X, i uron triumfin Ramës, ndërsa shkruan se mezi pret që të takohen të premten në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan Orban.

