Politike
“Në Bashkinë Lezhë e mundëm dy herë PD-në!”, Pjerin Ndreu :Kush di matematikë tjetër të na e thotë…

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar fitoren e Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike në këtë bashki.
“Në Bashkinë Lezhë e mundëm dy herë PD-në!”, shkruan Ndreu, duke sqaruar se diferenca mes PS dhe PD-së është thelluar ndjeshëm, si në votat brenda vendit, ashtu edhe në ato të diasporës.
Sipas tij, vetëm nga diaspora PS ka siguruar +1827 vota, prej të cilave rreth 60% i përkasin Bashkisë Lezhë, që përkthehet në afro 1000 vota. Në votat brenda vendit, PS rezulton me +1045 vota përpara PD-së.
“Pra 1045 + 1000 bëjnë 2045 vota para! Jemi fiks në trendin e 2023! Kush di matematikë tjetër të na e thotë!”, vijon Ndreu në reagimin e tij.
Postimi i plotë:
Në Bashkinë Lezhë e mundëm 2 herë PD-në!
Në diasporë, nga +1827 që fituam, 60% të paktën janë të Bashkisë Lezhë, që do të thotë afërsisht +1000 vota.
Pa diasporën, fituam +1045.
Pra, 1045 + 1000 bëjnë 2045 vota para! Jemi fiks në trendin e 2023!
Kush di matematikë tjetër, të na e thotë!

