Connect with us

Kosova

Dajë Semi i nis të fala Kosovës/ Administrata Trump s’e ka prioritet caktimin e ambasadorit të ri

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur pozita e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë është vakante. Administrata e presidentit Donald Trump nuk e ka caktuar ende përfaqësuesin e saj të ri në Prishtinë, një vonesë e pazakontë kjo… Po, çfarë do të thotë kjo situatë për Kosovën?

Për analistin politik, Petrit Zogaj, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, SHBA në bazë të një analize të mirëmenduar për orientimin strategjik në politikën e jashtme, ka prioritete specifike dhe shpejtësi të ndryshme për shtete të ndryshme për caktimin e ambasadorëve.

Emërimi i ambasadorit amerikan në Serbi, sipas Zogajt, ka ardhur si rezultati i  ndryshimit në politikën e jashtme amerikane dhe lobimi i Serbisë gjithnjë në rritje në 10 vjetët e fundit, diçka që është gati e kundërta me atë që ka bërë Kosova, sidomos në 5 vjetët e fundit, gje e cila në vlerësimin e tij, ka dëmtuar gati në pa kthim raportin me SHBA-të gjatë Administratës së Joe Biden.

“Mungesa e besimit, premtimet e thyera të Qeverisë së Kosovës per situaten ne very te vendit, pastaj neglizhimi i dialogut, bëri që administrata Biden të hiqte dorë pothuajse në tërësi nga komunikimi me Prishtinën” – deklaroi Zogaj duke theksuar se tani Kosovës i duhet shumë energji që të kthejë besimin e humbur.

“Presidenti Trump nuk ka as energjinë e as durimin që të merret me tekat e Prishtinës për çështjet e brendshme dhe as për ato të jashtme. Ne këtë kuptim, nuk do të befasohesha aspak nëse SHBA-ja thotë se nuk e ka fare prioritet caktimin e ambasadorit të saj në Kosovë” – theksoi analisti politik.

Advertisement