Connect with us

Kosova

Do bëhem Ministër i Jashtëm/ Endrrat në diell të Konjufcës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka potencuar se mundësitë janë të mëdha që ai ta marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Mundet me ndodh, e mundshme shumë”, tha ai në një intervistë për ATV.

Me emërimin si kryediplomat, Konjufca, do ta zëvendësonte në këtë pozitë Donika Gërvallën, e cila e drejtoi këtë dikaster për katër vjet.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për RTK kishte konfirmuar se Konjufca do ta merr drejtimin e ndonjë ministrie në qeverinë e re, pa dhënë detaje specifike se për cilin post bëhet fjalë.

Konjufca kishte udhëhequr këtë dikaster për një periudhë të shkurtër në Qeverinë Kurti 1.

Advertisement