Bota
Gjenerali izraelit flet për konfliktin me Iranin: Po luftojmë edhe për Shqipërinë, Ballkanin dhe gjithë botën

Gjenerali i ushtrisë izraelite Amir Avivi thotë se lufta e ndaj Iranit nuk është vetëm për të garantuar sigurinë e Izraelit, por edhe më gjerë.
Në një intervistë për Grida Dumën në Top Story, Avivi tha se Irani është një shtet që kërcënon sigurinë edhe të Shqipërisë, Ballkanit edhe të gjithë botës.
Pjesë nga intervista:
Gjenerali Amir Avivi: Së pari kam pasur mundësinë ta vizitoj vendin tuaj, Izraeli dhe Shqipëria kanë vlerë të përbashkëta dhe miqësi të madhe. Mos harrojmë që Shqipëria ka strehuar hebrenjtë.
Lufta që po bën Izraeli nuk është për të mbrojtur vetëm Izraelin, por edhe Ballkanin, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës. Iranin kërkon dominim global. Izraeli do të krijojë një botë më të sigurt për të gjithë.
“Fitorja ndaj Iranit do hapë rrugën për begati në rajon”, gjenerali izraelit: SHBA të tregojë vendosmëri, kemi nevojë për një Curchill
Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin.
Gjenerali izraelit tha se fitorja ndaj Iranit do të hapë rrugën drejt begatisë në Lindjen e Mesme dhe bashkimin e shteteve të saj.
Ai tha se politika e SHBA-së, “nëse nuk na godisni nuk ndërhyjnë” është pak e rrezikshme sepse i hap rrugë Rusisë për të hyre më thellë në Europë si dhe Kinës për të pushtuar Tajvanin
Ju thoni që SHBA bashkëpunon ngushtë me Izraelin, a e sheh Izraeli te arsyeshme të rrisë bashkëpunimin me vendet e tjera në Lindjen e Mesme?
Aviv: Që të gjithë e dimë se në mandatin e parë të Trump u ra dakord për një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, dhe Izraeli është i vendosur të ndihmojë më teknologji dhe me çdo gjë tjetër që të sjellë begati në rajon. Mendoj se fitorja e luftës me Iranin do sjellë një rregullim të marrëdhënies me Arabinë saudite. Ata janë udhëheqësit e komunitetit sunit në rajon, arritja e një marrëveshje me do bëjë që të afrohet Katari e shumë shtete të tjera të rajonit. Ky vizion mund të arrihet vetëm nëse fitojmë këtë luftë ndaj Iranit që është vendimtare.
Si e shikoni rolin e Rusisë dhe Kinës në hapësirat boshe ne Europë, a mund të penetrojnë më tej duke qenë se vëmendja është tek konflikti me Iranin?
Aviv: Mendoj se politika e SHBA është “nëse nuk na godisni nuk do ndërhyjmë” është pak e rrezikshme, sepse nëse është ashtu atëherë Kina do marrë Tajvanin dhe Rusia mund të hyjë më thellë në Europë, në Finlandë apo në Poloni sepse e dinë që SHBA nuk do të ndërhyjë. Mendoj se SHBA duhet të tregohet e vendosur në qëndrimin e tyre dhe të tregojë se është aty. Sulmi ndaj Iranit nuk është një fillim luftë, është një fund lufte. Në këtë kohë kemi nevojë për një Churchill jo për një Chamberlain.
“Strategjia e Hamasit, e ngritur mbi propagandë”, gjenerali izraelit: Po bëjmë gjënë e duhur në Gaza!
“Strategjia e Hamasit është e ngritur mbi propagandë dhe gënjeshtra”, shprehet gjenerali izraelit Amir Aviv për Top Story në Top Channel.
Ai u pyet nga Grdia Duma për luftën në Gaza, ku tha se ‘Izraeli do të arrijë objektivat dhe se po bën gjënë e duhur’.
Si arrin Hamasi ta prodhojë këtë propagandë? Njerëzit duan të dinë nëse është propagandë, si është ndërtuar kjo propagandë?
Aviv: E gjithë strategjia e Hamasit është e ngritur mbi propagandë, mbi gënjeshtra, janë të mirë në krijimin e narrative dhe inskenimeve të rreme. Për Izraelin është e rëndësishme që ne të luftojmë në mënyrë sa më njerëzore, asnjë ushtri në botë nuk mund të minimizuar viktimat civile aq sa ne. Izraeli është përpjekur të minimizojë vdekjet, dëmet. Hamasi vepron shumë afër civilëve, afër shkollave kopshteve, spitaleve, ata i përdorin njerëzit si mburoja, ne po bëjmë një akt human dhe gjënë e duhur. Izraeli në Gaza do të arrijë objektivat e luftës dhe do të çlirojmë të gjithë pengjet, kemi ende 53 pengje që mbahen nën tunele. Nëse Irani kalon vijën e kuqe dhe ju godisni, a mendoni se Izraeli do e dedektojë në kohë dhe do të reagojë? A rrezikohet një përshkallëzim rajonal?
Aviv: Irani për pak do ta kalonte vijën e kuqe duke krijuar bomba bërthamore dhe ndaj ne sulmuam, izraelit po sulmon në mënyrë të vazhdueshme, dominon hapësirën e Iranit dhe po shkatërron aftësitë e tyre. Ka dy pyetje, a do të bëhet pjesë e luftës SHBA dhe a do të rrëzohet regjimi.
Jemi në një pozicion që mund ta rrezojmë këtë regjim, të lirohet populli Iranin. 80% e tyre janë kundër regjimit.

