Bota
Hakmarrje ajrore në Iranin jugperëndimor, Izraeli zhduk bazat raketore dhe radarët iranianë në Ahvaz

Ushtria izraelite ka publikuar detaje të reja lidhur me një seri sulmesh ajrore të ndërmarra sot në Iranin jugperëndimor, konkretisht në zonat përreth Ahvazit.
Sipas deklaratës zyrtare, rreth 30 avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite (IAF) kanë kryer goditje ndaj “dhjetëra objektivave ushtarakë”, duke përdorur mbi 50 municione precize.
“Ndër objektivat ishin një vend ku ruheshin lëshues raketash, disa prej të cilëve janë përdorur në të kaluarën për të lëshuar raketa ndaj territorit izraelit”, theksoi ushtria në njoftim.
Po ashtu, goditjet ajrore përfshinë edhe sisteme të zbulimit me radarë dhe infrastrukturë të rëndësishme ushtarake, të cilat cilësohen si pjesë e kapaciteteve mbrojtëse iraniane.

