Bota
Von der Leyen e prerë: Irani nuk duhet të ketë kurrë bombë bërthamore!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen lëshoi një paralajmërim të qartë dhe të ashpër ndaj Teheranit, duke theksuar se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore. Ajo theksoi se stabiliteti duhet të jetë përparësi absolute dhe se respekti për të drejtën ndërkombëtare është thelbësor.
Mes pasigurisë së madhe gjeopolitike, kryetarja e Komisionit i bëri thirrje Iranit të tregojë përgjegjësi dhe të angazhohet në një proces diplomatik e të besueshëm.
“Ky është momenti që Irani të kthehet në tryezën e negociatave”, tha ajo, duke shtuar se vetëm përmes dialogut mund t’i jepet fund krizës.
Ndërhyrja e saj vjen në një periudhë veçanërisht kritike për rajonin e gjerë, ku tensioni midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit kërcënon të dalë jashtë kontrollit, me Brukselin që përpiqet ta mbajë hapur kanalin e diplomacisë dhe të parandalojë destabilizim të ri.

