Bota
Izraeli tani me fokus në shkatërrimin e programit të raketave balistike të Iranit

Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Ministrit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer iu desh një javë e tërë për të bindur Presidentin e SHBA-së Donald Trump të sulmonte objektet bërthamore të Iranit .
Sipas detajeve të reja të bera publike nga Jerusalem Post, qëkur Izraeli filloi të godiste lokacionet bërthamore dhe objektivat e tjera brenda Iranit rreth një javë e gjysmë më parë, kryeministrri Netanyahu dhe presidenti Trump kanë folur pothuajse çdo ditë.
Fillimisht presidenti amerikan planifikoi vetëm të bombardonte impiantin e pasurimit në Fordow. Por, siç i tha një zyrtar izraelit gazetës ‘Washington Post’, Netanyahu arriti ta bindte Trumpin që të shënjestronte edhe objektin e Isfahanit “për të përfunduar punën”. Dhe ashtu u be. Amerikanët goditën vende ku Izraeli kishte vështirësi t’i arrinte. Pershembull SHBA-të goditën një zonë në Isfahan, e fshehur në shpatin e malit, ku iranianët kishin ruajtur uranium të pasuruar dhe infrastrukturë tjetër të lidhur me energjinë bërthamore.
Sipas zyrtarëve izraelitë, pjesa më e madhe e programit bërthamor të Iranit është shkatërruar ose është dëmtuar rëndë. Megjithatë, “disa vende dytësore mbeten” dhe që ende konsiderohen objektiva per ditet ne vijim., teksa Izraeli po e zhvendos fokusin e tij në shkatërrimin e programit të raketave balistike të Iranit .

