Kosova
S’mund të ketë një zgjidhje nga jashtë për Kosovën dhe Serbinë nëse palët s’duan/ Flet ish këshilltari i Trump

John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump në mndatin e tij te pare, ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët.
Ai deklaroi se zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut.
“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë se nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktet, dhe nuk mendoj se këtë mund ta detyrojne njerez nga jashtë. Ne te shkuaren, pavaresisht se SHBA ka patur emisare per kete ceshtje, ende gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë” ka deklaruar ish keshilltari I Trump.
“Por ne gjithashtu e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme mund te zgjidhen. Vertete qe ne rastin e Maqedonise se veriut pati nje nderhyrje nga aktore nga jashte, por nuk shoh se kjo nmund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Bolton në një intervistë.

