Connect with us

Kosova

Albini kompleksohet nga Thaçi, prandaj edhe e sulmon/ Mustafa rreth deklaratës së Kurtit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka sulmuar dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kurti tha në një intervistë se “PDK nuk eshte reformuar’ dhe se “ajo ka dy ish-kryetarët në Hagë, nga te cilet dhe marrin instruksione politike”.

Duke komentuar këtë deklaratë, Mustafa tha se “nuk bëhet politikë me njerëz, të cilët luftuan për Kosoven e që po mbahen me pa te drejte ne burg prej 5 vitesh, nje histori sic u shpreh ai, qe duket me shume si pengmarrje sesa si drejtësi”.

“Unë mund të paramendoj kompleksin e Albin Kurtit ndaj Hashim Thaçit, por akuzat ndaj tij dhe Veselit në kontekstin e situatës së tanishme politike dhe bllokimit të konstituimit të Kuvendit janë të pakuptimta dhe ngjajne me shume me akuzuesit të cilët duan ta barazojnë luftën e UÇK-së me krimet makabre të Millosheviqit në Kosovë” – deklaroi Mustafa duke theksuar se Albin Kurti nuk eshte mentor i reformimit të partive politike në Kosovë, që të flas për reformat.

“Ai mund të flas për mashtrimin, për luftën hibride me gënjeshtra ndaj kundërshtarëve politik dhe për autorësinë e tij të konceptit të “ analfabetëve funksional”, të cilët po i ushqen me populizëm dhe që po e votojnë. Kjo është reforma dhe kontributi i tij në reformimin politik” – potencoi Isa Mustafa

Advertisement