Politike
“S’jemi aty ku duhet, por jo 0″/ Rama drejtuar kryebashkiakut të Kavajës: 0 je, 0! Je demokrat komplet

Gjatë takimit të sotëm në Durrës, kryeministri Edi Rama nuk i kurse batuta me kryetarin demokrat të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.
Teksa Rama thoshte se asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë letër që të thotë se është në proces legalizimi, ndërhyeri Qosja i cili tha se kanë 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh. Reagimi i Qoses erdhi pas kritikave të Ramës për shumë prej kryebashkiakëve lidhur me legalizimet.
“Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”, tha Qosja.
“0 je, 0! Je demokrat komplet”, tha Rama.

