Kosova
Osmani në aksion, presidentja e Kosovës do të hyjë në xhepat pro Trump në Amerikë

Kryetarja e organizatës joqeveritare Lëvizja Europiane e Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është duke u përpjekur që të pozicionojë veten si një aleate e presidentit amerikan, Donald Trump, me qëllim për t’u rizgjedhur si kryetare e shtetit ne Kosove.
“Ajo është shumë e kujdesshme që ta pozicionojë veten si një aleate e administratës Trump. Kjo histori rreth ndërhyrjes së supozuar të fundit të Trump në Kosovë është një nga mënyrat që Osmani të hyjë në xhepat pro-Trump në Amerikë dhe të fitojë vëmendjen dhe mbështetjen e Shtepise se Bardhe” – deklaroi Trajkovic per mer median serbe Danas.
Ajo gjithashtu theksoi se Osmani po punon për të aktivizuar lobin shqiptar në Amerikë dhe për të siguruar mbështetjen e saj si një “kandidate pro-amerikane”, veçanërisht pasi mbështetja e saj në Kosovë ende varet nga Albin Kurti, me të cilin ajo ka marrëdhënie komplekse dhe i cili nuk ka një histori të mirë me administratën e mëparshme Trump.
“Dy të tretat e parlamentit ne Kosove, duke përfshirë përfaqësuesit e LDK-së, AAK-së, PDK-së dhe Vetëvendosjes së Kurtit, janë të nevojshme për rizgjedhjen e Osmanit, por vlen te theksohet Vetëvendosja është një mbështetje e pasigurt per Vjosa Osmanin”, theksoi Trajkovic

