Connect with us

Bota

‘E dimë kush nga ata është gjallë’/ I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael

I dërguari special amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takua sot në Tel Aviv me familjarët e pengjeve izraelite që mbahen ende në Rripin e Gazës, duke përcjellë një mesazh të qartë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në çështjen e tyre.

“Do të kthejmë fëmijët tuaj. Hamasi do të mbahet përgjegjës për çdo veprim të dëmshëm. Ne do të veprojmë drejt edhe për popullin e Gazës,” citohet të ketë thënë Witkoff, sipas një deklarate të shpërndarë nga Forumi i Familjeve të Pengjeve.

Ai shtoi se SHBA ka njohuri të sakta mbi gjendjen e disa prej pengjeve dhe paralajmëroi pasoja, nëse ata nuk lirohen të gjallë. “Ne e dimë kush është ende gjallë. Dikush do të mbajë përgjegjësi nëse këta njerëz nuk rikthehen të gjallë. Kjo është një deklaratë që Shtetet e Bashkuara e mbështesin,” theksoi ai.

Witkoff, i dërguar i ish-presidentit Donald Trump, shprehu gjithashtu besimin se fundi i konfliktit është i afërt. “Ne kemi një plan për të përfunduar luftën dhe për të kthyer të gjithë pengjet.”

 

 

Takimi, që zgjati gati tre orë, u përshkua nga përkushtimi i Witkoff dhe i administratës Trump për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve që ndodhen ende në Gaza. Sipas të dhënave zyrtare izraelite, rreth 50 pengje mbeten në duart e Hamasit, dhe të paktën 20 besohet se janë ende gjallë.

Advertisement