Connect with us

Aktualitet

E dhimbshme/ Prindërit nuk pranojnë të ikin, vajzat në emigrim mes lotëve i kërkojnë të largohen nga banesa

Një familje në Delvinë nuk pranon të largohet nga banesa e saj, edhe pse zjarri po i afrohet zonës.

Ata kanë nisur të presin pemët pranë shtëpisë që të minimizojnë rrezikun e zjarrit.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve ata po qëndrojnë në oborrin e shtëpisë.

“Nuk kemi ku të shkojmë”, thotë njëri prej tyre i pyetur nga gazetarja Kristi Gongo.

Arjan Zejnati po komunikonte me dy vajzat në emigrim, të cilat i kërkonin që të largohej nga banesa.

Advertisement