Aktualitet
“Edhe për një javë me temperatura ekstreme…”/ Meterologu: Ja kur mund të fillojnë shirat

Në një intervistë televizive, Osmani tha se ndryshimet klimatike janë përgjegjëse për anomalitë e theksuara në luhatjen e temperaturave, të cilat kanë qenë ekstremisht të larta.
Teksa autoritetet janë në luftë me zjarret, pothuajse në të gjithë vendin, nga veriu në jug, meteorologu Hakil Osmani shuan shpresat për shi, teksa temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezent në vendin tonë edhe për një javë.
Sipas sinoptikanit, nga e premtja mund të kemi një ulje të lehtë të temperaturave, por i nxehti afrikan që ka përfshirë Evropën Jugore dhe Ballkanin ka bërë që ato të jenë tejet të larta, më shumë se sa vlera normale.
Për Osmanin, vera ka qenë e thatë e shoqëruar me reshje të pakta shiu, ndërsa situata dio të vijojë e njëjtë dhe për një javë, duke shuar shpresat për reshje shiu që mund të ndihmojnë sadopak në shuarjen e vatrave të zjarrit në vend.
‘Kjo verë është e thatë, reshjet kanë qenë të pakta. Do të jetë ky trend dhe të paktën 1 javë. S’do të ketë reshje që të përfshijnë territorin, që mund të ndihmonte në shuarjen e zjarreve. Dita e premte mund të ketë rrebeshe të izoluara por s’mund të jenë decizive për zjarret. Zona juglindore ka prezencë me rrebeshe shiu, e mund të ndihmojë pakëz në shuarjen e zjarreve’, theksoi ndër të tjera meteorologu Hakil Osmani.
Ndryshimet klimatike kanë bërë të kemi anomali të theksuar me temperatura tejet të larta. Temperatura të regjistruara deri në 42 grade celsius në Berat e Shkodër, Tirana, Elbasani, temperatura mbi 40 gradë, janë temperatura të matura në hije.
Edhe në orët e para të mëngjesit kemi pasur rritje të temperaturave të ajrit në zonat malore deri në 17-18 gradë, edhe në zonat e ulëta. Janë 10 gradë më të larta se vlera e gushtit.
Edhe sot do të kemi temperatura të larta, me 41 gradë në rang vendi, në ultësirën perëndimore dhe ato malore do të kemi rritje.
Duke nisur nga mesdita e së enjtes do kemi rënie të temperaturave të ajrit, në zonat jugore e qendrore. Maksimumet në ultësirën perëndimore 35-36 gradë.
E premtja do të jetë me rënie të temperaturave të ajrit në zonat malore me 12-13 gradë.
Këto temperatura ekstremist të larta janë pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë gjithë pellgun. Është i nxehti afrikan që ka sjellë temperatura të larta në Ballkan, mbi 40 gradë celsius, po sjell temperatura shumë të larta më shumë se vlera normale. Gushti duhet të ishte më i freskët. Por po sjell temperatura tejet të larta.
Kjo verë është e thatë, reshjet kanë qenë të pakta. Do të jetë ky trend dhe të paktën 1 javë. S’do të ketë reshje që të përfshijnë territorin, që mund të ndihmonte në shuarjen e zjarreve. Dita e premte mund të ketë rrebeshe të izoluara por s’mund të jenë decizive për zjarret. Zona juglindore ka prezencë me rrebeshe shiu e për të ndihmuar disi në shuarjen e zjarreve.
S’janë temperatura normale, janë 10 gradë më të larta se normalja. Temperaturat mund të ndihen si 46-47 , s’janë komode për trupin e njeriut. Edhe mëngjesi ka temperatura të larta, është anomali e theksuar, më të ndjeshme janë temperaturat e mesditës.

