Connect with us

Kosova

‘Boshti shqiptaro-kroat përgatitet për luftë kundër Serbisë, jo për të ngrënë karkaleca’

Aleksandër Vuçic është rikthyer të flasë me shqetësim për aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas tij “armiku” i përbashkët i këtij boshti ushtarak është Serbia dhe lidhja e aleancave të tilla në Ballkan për Vuçiç nuk është gjë e lehtë për Beogradin, pasi siç ai nënvizoi “kemi përvoja negative nga vitet 90’”.

“Ata mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona. Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt po e bën. Por ne duhet të reagojmë me durim dhe qetësi, për të forcuar pozicionet tona në botë. Ata kanë një pozicion të fortë në NATO, dhe do ta kenë atë edhe në këtë aleancë tjetër të re mes vetes, teksa dhe presin që tju bashkohet edhe Bullgaria. Ne nuk duhet të jemi të verbër, pasi aleanca të ngjashme u bënë në të njëjtën mënyrë para luftës. Të njëjtit u mblodhën kundër nesh, ishin më të forte, kishin mbështetje nga jashtë, ishin më të mençur dhe në fund fituan, sepse për ta quhet fitore kur i dëbojnë serbët nga vatrat e tyre në Krajinë, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky lloj formimi i boshteve shumështresore kundër Serbisë është shumë i rëndësishëm sepse Serbia shihet si një faktor që nuk dëshiron t’u shërbejë interesave të tyre”, tha Vuçic në intervistën për televizionin Pink.

Më tej, Presidenti serb tha se Sllovenia së fundmi zbuloi pa mëdyshje se kundër Serbisë po formohen boshte ushtarakë, për shkak të situatës në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

“Duhet të jemi të kujdesshem ndaj qellimive të tyre. Ata nuk bene aleancë  për të ngrënë karkaleca deti, por për të punuar drejtpërdrejt kundër interesave të popullit serb”, theksoi Vuçiç.

Advertisement