Connect with us

Aktualitet

‘Jam duke vdekur nga turpi’/ I pandehuri Petrit Qoli i revoltuar me prokurorin: Mos i jepni karkaleca Dumanit, se ky maksimumi makarona ha

Seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tension të lartë dhe përplasje verbale në sallë. I pandehuri Petrit Qoli nuk e fshehu revoltën ndaj prokurorit Behar Dibra, duke shpërthyer hapur përpara trupit gjykues lidhur me kalendarin e seancave dhe trajtimin e tij në proces.

“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni”, u dëgjua të thoshte Qoli me zë të ngritur. I drejtohej drejtpërdrejt prokurorit Dibra, duke shtuar: “Jam duke vdekur nga turpi, moj motër e nderuar. Nuk mundem më, se na plasët. O prokuror, po ma vrisni jetën për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni! Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror, mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit), se ky maksimumi makarona ha”.

Tensioni i krijuar dhe kundërshtitë e forta nga avokatët për përdorimin e dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë bënë që gjykata të ndërpriste seancën dhe të vendoste shtyrjen e saj. Procesi do të vijojë më 18 shtator.

Advertisement