Sport
SUPER E MËRKURA E CHAMPIONS

Mbrëmja e sotme do të jetë një natë magjike për futbollin evropian, pa hezitim mund t’i referohemi si “Super e Mërkura Champions”, me 4 përplasje të mëdhenjsh që premtojnë spektakël, emocione dhe dramë në fushën e blertë. Një natë nga ato që bëjnë bashkë tifozët që jetojnë për këto momente. Një natë kampionësh, të cilët jua sjell më afër vetëm Tring, platforma sportive më e madhe në Shqipëri.
Në Tring Sport 1, nga mitiku “Anfield”, Liverpool përballet me Atletico Madrid, në një duel që mund të jetë përkufizimi i saktë i togfjalëshit “luftë taktike”. Slot kundër Simeones në një përballje filozofish, ku intensiteti dhe nervi do të jenë në çdo centimetër të fushës.
Në Tring Sport 2, drejtpërdrejt nga Mynihu, Bayern pret Chelsea. Me yjet në superformë dhe një “Allianz Arena” që do të digjet nga atmosfera, bavarezët tentojnë dominimin, por “Blutë” e Londrës, ambiciozë më shumë se kurrë, vijnë të motivuar për fitore.
Ndërkohë, në Tring Sport 3, drejtpërdrejt nga Amsterdami, një përballje klasike e futbollit kontinental, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve zikaltër, Ajax përballë Interit. Holandezët teknikë përballë italianëve të papërmbajtshëm.
Në Tring Sport 4, direkt nga Parisi, PSG, kampione e Evropës, sfidon Atalantën, një nga skuadrat më të guximshme që ka prodhuar futbolli italian në vitet e fundit. Francezët, me një repart sulmues të frikshëm, duan të vendosin qartë statusin e tyre si pretendentë kryesorë, por Atalanta vjen për të surprizuar.
Katër arena legjendare, katër duele gjigantësh, një mbrëmje e vetme…
Një spektakël që vetëm Liga e Kampionëve dhe Tring Sport mund ta ofrojnë.
Futbolli evropian po shkruan një tjetër faqe të paharrueshme në historinë e vet dhe ti duhet të jesh pa asnjë dyshim aty ku luhet loja e vërtetë, në Tring Sport.
Abonohu duke nisur nga 11900 lekë dhe rreshtohu me kampionët!
Dhe mos harro, motoja është vetëm 1: Sportifikohu… Me Tring, sigurisht!

