Connect with us

Politike

Edi Rama gangster lakuriq, një horr politik që duhet të zhduket nga Shqipëria

Nga Agim Nesho

Për diplomantin, Agim Nesho, fjalimi i ministres AI, Diella në Parlament në seancën e prezantimit të programit qeverisës nga ana e mazhorancës socialiste, ishte fyese jo vetëm për opozitën, por edhe për qytetarët.
Nesho tha se ky ishte një moment ‘de facto’ i zhdukjes së pluralizmit në një vend demokratik.
Sipas Neshos, as në diktaturat më të ashpra dhe udhëheqësit e tyre, nuk është ndaluar prezantimi i programit qeverisës, duke lënë hapësira për debat.
Diplomati Nesho theksoi se shfaqje të tilla nga ana e Ramës, kanë për qëllim që kryeministri të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa e etiketoi si një ‘horr politik’ që duhet të zhduket sa më parë nga Shqipëria.
Nesho pati dhe një thirrje për opozitën që të mos bjerë pre e kurtheve të Ramës por të vijojë përballjen me të.
Ishte një moment ‘de facto’ i zhdukjes së pluralizmit. As Putin s’e ka lënë që programi qeverisës të mos jetë në diskutim, e lejon debatin, as Maduro, asnjë lider tjetër. Kur pyet AI kush janë parlamentet që s’kanë lejuar debat, përherë të parë në 30 vjet në Shqipëri, del ish-Bashkimi Sovjetik, Hitleri, Duçja etj, dhe kur vjen puna te një regjim diktatorial, thotë se aq të gjata i bëjnë programet që të jenë të lodhshme për qytetarët. Jam dakord që kjo ishte show i shpifur i Ramës, që s’i dha mundësi opozitës. Tempulli i ligjeve është, që opozita të jetë brenda kornizës kushtetuese, ose themi kemi regjimin e Ramës e të ikim në mal. Së dyti ishte fyese. Një opozitë që dëgjon një robot i programuar, me atë që do Rama, është fyese për atë që e dëgjon.
Rama s’ka asnjë përgjegjësi. Vodhi zgjedhjet, bëri farsë të madhe e sheh që pushteti s’mbahet me debate, ky është mbreti lakuriq, gangster që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe vazhdon të mbajë pushtetin për arsye të moskrijimit të faktorëve të përgjithshëm e të brendshëm. Është kontrata sociale që populli ka me qeverinë e radhës, duket që ne s’kemi një pritje të shpejtë që të kemi standardet e respektimit të standardeve që ka Nepali e Sri Lanka. Faktori i jashtëm është loja që ky po bën.
Ministrja AI, e kopjuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që do ndihmojë në vendimmarrje të drejtë, pozicion këshillues, të mos ketë mbingarkime të ligjeve, së dyti kanë arritur këtu kur kanë një edukim të shoqërisë. Kemi kaluar nga diktatura në 100 % arsimim, e jemi 75 % analfabetë. Është një show i madh, po përpiqet Rama të bëjë një veprimtari të madhe ndërkombëtare që ta përkrahin. Meloni e përkrahu pasi i dha territor shqiptar për kamp refugjatËsh. Mirës i dha 10 mln euro, janë lekët tona, do kemi ndonjë deklaratë për të bërë revolucion në shqipëri.
Po e çon Shqipërinë në varr. Janë shfaqje që të jetë në qendër të vëmendjes, shpalli shtetin e Bektashinjve. Sot kërkon të realizojë që ky është njeriu i vizioneve, jo një Ramaduro. Opozita ka shumë të drejtë, mundësitë janë minimale. Ka një strategji politike që opozita duhet ta rishikojnë. S’përballohet me normalitet, duhet zhvilluar nga gjithë ne. Duhen prerë tentakulat e blerjes së votave…marrëveshje e heshtur mes përfaqësuesve të BE dhe Ramës, asnjë nga vendet anëtarë që Shqipëria me këtë lidhje me krimin, e drogën, mbrojtjen e qeverisë për pastrimin e parave s’ka të ardhme të Shqipërisë evropiane.
Sot është që ky horr politik duhet të zhduket nga Shqipëria. Opozita të mos nis të thotë për reformim, janë lojërat e Ramës. Ai që merr përsipër burgun, do të jetë periudhë e gjatë që do ta luftojë e përballojë për rikthimin e demokracisë. Përpara një diktature s’ke ç’bën.

Advertisement