Aktualitet
E rëndë/ Babë e bir dhunojnë njëri-tjetrin pas një konflikti të brendshëm familjar

Disa konflikte kanë përfunduar në dhunë fizike në Korçë.
Policia bën me dije se në fshatin Dishicë, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., 30 vjeç, ndërsa është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme babai i tij, A. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit pas një konflikti të brendshëm familjar.
Po ashtu, shërbimet e Policisë së Korçës kanë referuar materiale për disa raste të tjera dhune që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytet dhe fshatrat përreth:
V. B., 51 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, procedohet penalisht pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 61-vjeçar për motive të dobëta.
E. G., 48 vjeç, banues në Korçë, akuzohet se ka sulmuar fizikisht një 40-vjeçar, pas një debati të momentit.
D. A., 40 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka goditur një 73-vjeçar pas një konflikti të çastit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

