Connect with us

Kosova

Serbia sot nuk ka asnjë aleat të sinqertë, është iluzion se mund të ulesh në dy, tre ose pesë karrige

“Rregulli i vjetër thotë se politika e jashtme buron nga politika e brendshme. Nëse keni një politikë të brendshme që e ka çuar Serbinë në krizë sociale dhe polite, atëherë nuk mund të prisni që politika e jashtme të jetë e suksesshme” – keshtu tha komentatori i politikës së jashtme Boško Jakšić.
Ai vlerësoi për median serbe N1 se nuk ka shumë dilema që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po na shtyn vendin drejt izolimit, ndërsa sa i përket politikës së tij të jashtme, deklaroi se është një “politikë sfiduese që e izolon Serbinë gjithnjë e më shumë”.

Jakšić gjithashtu theksoi se Serbia sot “nuk ka asnjë aleat të sinqertë” dhe se  Vuçiq është i rëndësishëm për Rusinë si një “faktor destabilizimi dhe si fortesë e ndikimit rus në rajon”.

“Përmes Ballkanit Perëndimor, Rusia nuk heq dorë nga ambicia e saj për të destabilizuar BE-në”  – deklaroi komentatori politik teksa dhe kujtoi se sanksionet e SHBA-së ndaj industrise serne te naftes u njoftuan në janar, menjëherë pasi administrata e re Trump mori detyrën.

“Marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së morën një rrugë drejt ngritjes, ishte përpjekja e Vuçiçit, sepse ai po largohej qartë nga Evropa, veçanërisht kur zërat e parë të kritikave për politikën e tij të brendshme filluan të dëgjoheshin në Evropë. Ai (Vuçiç) mendoi se do të përfitonte nga konflikti transatlantik midis Brukselit dhe Uashingtonit dhe se do t’i afrohej Trumpit në atë hartë, doli që lëvizjet që pasuan ishin më keq se më keq”, tha Jakshiç.

Ai deklaroi se sanksionet amerikane u shtynë disa herë, por se “ishte e qartë nga vetë akti se ishte një karton i verdhë ose një paralajmërim”.

Lidhur me reagimin e Vuçiçit ndaj dërgimit të dronëve nga Turqia në Kosovë, Jakshiç pyeti pse Vuçiç përdori një retorikë të tillë ndaj Turqisë dhe shtoi se për të kjo është një simptomë që Serbia tani po “humbet veten në fushën e politikës së jashtme”.

Advertisement