Connect with us

Politike

“S’jemi oborri i pasmë i Evropës”/ Forumi i parë i investimeve BE–BP, Rama: Nuk po kërkojmë as bamirësi

Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën e mirëseardhjes në Forumin e Parë të Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Rama tha se vendi ynë nuk po kërkon as bamirësi, e as dhurata nga partnerët europianë për anëtarësimin në BE.

Rama tha në fjalën e tij në hapjen e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor dha edhe një mesazh për Europën. Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i Europës, por një horizont i ri, tha kryeministri Rama.

“Nga kërkesa jonë për anëtarësim te oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.

Rama tha se vendi ynë po kërkon vizionin e BE-së dhe vendin në tryezën e BE-së në bazë të punës dhe meritave që ka bërë vendi ynë.

Edi Rama: Ne e dimë vendin tonë, ne nuk po kërkojmë të na jepet falas një vend në tryezë, po kërkojmë të ndihmojmë BE për ta rindërtuar këtë tryezë nga e para. Ballkani Perëndimor është zgjedhje që pret të integrohet dhe jo një problem për tu zgjidhur.

Partnerëve evropianë u themi se ne nuk u kërkojmë bamirësi, a dhurata, kërkojmë vetëm vizion. Le të përvijomë së bashku një udhërrëfyes ku reformat tona i përgjigjen nevojave tuaja.

Advertisement