Connect with us

Politike

“Dorëheqje, burg”/ Protestuesit i shkojnë Ramës poshtë zyrës

“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhëtarëve”, kjo ka qënë motoja e protestës së mbajtur këtë pasdite në Tiranë, për të kundërshtuar projektin në Zvërnec.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama burg, Berisha burg”, mijëra protestues kanë mbërritur te Kryeministria, duke çarë dhe kordonin metalik të vendosur nga Policia te Ura e Lanës.

Kjo është protesta e katërt e mbajtur në Tiranë për Zvërnecin, ku protesuesit kërkojnë anulimin e projektit të resortit dhe dorëheqjen e Ramës. Teksa ky i fundit ka deklaruar se nuk ka anulim të projektit për sa kohë ai të jetë në detyrë.

Advertisement