Connect with us

Sport

Kombëtarja e femrave – Grima publikon listën për ndeshjet me Qipron dhe Portugalinë

Trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp për të publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara për dy ndeshjet e fundit eliminatore të EURO 2021 ndaj Qipros në Shkodër më datë 27 nëntor dhe Portugalisë në transfertë më 1 dhjetor.

Për këto dy ndeshje të vlefshme për Grupit E, trajneri Grima ka grumbulluar 21 lojtare të cilat nga dita e hënë do të grumbullohen dhe stërviten në Shkodër. Ndeshja me Qipron do të zhvillohet ditën e premte në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në fjalën e tij para mediave Grima theksoi se ndeshja me Qipron është një ‘detyrim’ për vajzat e tij. “Ne patjetër që ndeshjen me Qipron pretendojmë që ta fitojmë. Mendojmë që i kemi mundësitë dhe kapacitetet për ta kalojmë këtë ndeshje në favorin tonë. Dhe normalisht edhe ndeshja me Portugalinë është ndeshje që ne na lë hapësira për të menduar që të shkojmë për një rezultat pozitiv”, shprehet Grimas që më pas ndalet te gjendja e skuadrës. “Ne ditën e hënë i grumbullojmë vajzat dhe aty do të shohim edhe gjendjen fizike të çdo lojtareje. Kemi probleme, nuk është vetëm problem që kemi pas me Arbionën por kemi edhe disa probleme me vajza të tjera. Gjithsesi do i shohim nga afër gjërat dhe gjendjen fizike të vajzave. Covid 19? Është e vërtetë që jemi në një kohë, po them të çuditshme me këte pandemic. Edhe ne normalisht kemi marrë masat tona, kjo është lista paraprake. Përveç kësaj kemi edhe listën rezervë që për çdo gjë të papritur të jemi të gatshëm për të njoftuar vajzat e tjera për t’i pasur pranë ekipit”. Trajneri ndalet edhe te rrugëtimi në këto eliminatore. “Unë mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë. Nuk mund të them shumë të mirë, por të mirë, të kënaqshme. Kemi paraqitur futboll stabil, nuk jemi më ai ekipi që kemi luhatje nga më të ndryshmet. Jemi një ekip stabil, japim lojëra të mira, jemi munduar të marrim rezultate të mira dhe besoj që edhe për tifozët ka qenë një ekip simpatik dhe i bukur për t’u parë në fushë. Çdo fitore në këto momente për futbollin e femrave është shumë, sepse nuk është vetëm pjesa që ne duhet të kualifikohemi. Ne duhet t’i ngjisim shkallët avash-avash për të shkuar tek ai pretendim. Por në këto momente që është futbolli i femrave në Shqipëri, besoj që çdo fitore është shumë, për çdo vajzë që luan futboll. Moralisht është shumë e mirë, por normalisht edhe pikët janë shumë të mira sepse na ngjisin që vitin tjetër të kemi edhe një vend më shumë në kualifikim”. Në fund edhe një pyetje për repartin e mbrojtjes. “Në mbrojtje jemi të kushtëzuar edhe nga vajzat që luajnë në këtë repart. Gjithsesi besoj që jemi të stabilizuar, nuk jemi më si në fillimet tona që kemi pasur probleme shumë në pësimin e golave. Besoj që jemi stabilizuar dhe kemi një repart të mirë, ku dihet që me ekipet kundërshtare që kemi në shumë të forta, dihet që pesha kryesore shkon te mbrojtja. Dhe nuk është se ne gabojmë veç te mbrojtja, te reparti i mbrojtjes por gabimet shkojnë bashkarisht me mesfushën dhe i gjithë ekipi kur gabojmë”.

Lista e futbollisteve:

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading

Sport

Bie sistemi për biletat Euro 2024, tifozët ‘shpërthejnë’ në rrjet

Teksa vetëm disa javë ndajnë nga fillimi i Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para me sistemin e biletave dhe organizimin. UEFA njoftoi se do të ketë një sasi biletash shtesë, me tifozët që iu desh të nxitojnë për të siguruar një të tillë, teksa u vu re edhe çmimi “i kripur” i tyre. Por nuk mbaroi me kaq, pasi bllokimi i shpeshtë i sistemit ka sjellë pakënaqësi te tifozët.

Biletat shtesë që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në stadium. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING