Kosova
Bunkerët e politikës kosovare/ Rashiç paralajmëron zgjedhje të reja, shanset për qeveri të re të pakta
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiç, ka vlerësuar se aktualisht nuk ka shumë gjasa për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e qeverisë, duke theksuar se zgjedhjet e reja duket se janë “opsioni më realist”.
Nëse zgjedhjet bëhen të pashmangshme, sipas Rashiç, ato mund të organizohen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.
Ka dy skenarë – ose deri në mesin e dhjetorit, ose në fillim të shkurtit. Por më realiste është që zgjedhjet të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit”, theksoi ai.
Duke komentuar proceset e fundit politike, Rashiç vuri në dukje mungesën e bashkëpunimit mes partive dhe e përshkroi situatën në Kuvend si “bunkerizim”.
Secila parti është mbyllur në barrikadat e veta politike dhe nuk po komunikon me të tjerët. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet fleksibilitet, sepse vetëm kështu mund të gjendet një zgjidhje”, u shpreh ai, në një intervistë