Connect with us

Kosova

Lan hesapet me Turqinë për dronët Kosovës/ Vuçiç hedh poshtë pretendimet se ka shkaktuar dhunë

Mali i Zi ka përjetuar një rritje të incidenteve të dhunshme kundër emigrantëve turq që nga fundjava e kaluar, duke përfshirë vandalizëm, sulme fizike dhe kërcënime verbale për linçim.

Shpërthimi i dhunës ndaj shtetasve turq filloi pas një sherri, në të cilin, sipas autoriteteve, shtetas turq dhe azerbajxhanas plagosën lehtë një banor të Podgoricës.

Për këtë dhunë në Mal të Zi disa akuzuar Serbinë se qëndron pas kësaj dhune për shkak dërgimit të dronëve turq për Kosovën.

Por, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i hodhi poshtë si “të rreme” pretendimet se Mali i Zi po përdoret për të larë hesapet me Turqinë për dronët që dërguan në Prishtinë dhe theksoi se “individë te caktuar nuk kanë agjendë tjetër përveçse të përhapin urrejtje ndaj gjithçkaje serbe”.

Advertisement