Kronike
Ekzekutimi i Gilmando Danit pranë Rinasit/ Si atenatorët dinin çdo lëvizje…, 35 minuta para orarit të planifikuar
Gilmando Dani u ekzekutua në atentatin që ndodhi pasditen e sotme në rrethrrotullimin pranë Aeroportit të Rinasit. 47-vjeçari sapo kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Sipas burimeve për mediat, avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar.
Dani ishte pritur në aeroport nga miku i tij, 40 vjeçari Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritikem për jetën. Sakaq mësohet se atenatorët, të cilët janë ende të arrati, duket se i dinin çdo lëvizje viktimës, gjë që çoi në pasoja fatale për mikun e Emiljano Shullazit.
